12 të arrestuar nga një super-aksion/ Prokuroria jep masën e sigurisë për ish prefektin dhe 2 djemtë e tij

0
307

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën arrest me burg për djemtë e ish prefektit Paulin Radovani që ndodhen jashtë shtetit.

Ndërsa për ish-prefektin e Shkodres Radovani është vendosur masa e ndalimit për t’u larguar jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje.

Operacioni i koduar “Maranaj” u ndërmor në  orët e para të mëngjesit, të 14 marsit, kur forcat Speciale nga Tirana  zbarkuan në Shkodër në një aksion blitz dhe 11 persona u vunë në pranga  gjatë kontrollit në 22 banesa. Një tjetër u kap teksa tentoi të  arratiset drejt Kosovës

12 të arrestuarit ishin të përfshirë në një skenë fajdesh përmes dhënies së huasë jashtë sistemit ligjor bankar.

Në këtë skemë ishin të përfshirë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Skema e fajdexhinjve ishte denoncuar nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, djemtë e të cilit kishin marrë para hua nga ky grup i cili funksiononte në mënyrë të strukturuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here