Vrasja e kapitenit dhe ushtarit shqiptar nga grekët, Artan Hoxha zbulon detajet si agjentura greke kishte rol në masakrën e në Gjirokastës

0
398

Më 10 prill të vitit 1994, ora 02:30 pas mesnate një pikë kufitare e Peshkpisë në Gjirokastër sulmohet nga njerëz të armatosur të ardhur nga Greqia.Sulmi ku mbeti i vrarë kapiteni i parë Fatmir Shehu, ushtari Arsen Gjini dhe u plagosën disa ushtarë të tjerë u mor përsipër nga Mavi, Fronti për çlirimin e Vorio-Epirit.

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se ‘masakra e Peshkpisë’ ka mbetur pa autorë për 25 vite edhe për arsye se nga pala greke ka qenë e vështirë për të gjetur bashkëpunim, pasi ka pasur rol edhe agjentura greke.

“Aty kanë luajtur rol edhe agjentura greke, ky ka qenë edhe fati që ka qenë vështirë për të gjetur bashkëpunim nga pala tjetër. Reparti ndodhet në vijë ajrore jo më shumë se 3 km nga kufiri grek. Ata erdhën një ditë para, kanë pasur informacion që ushtarët shqiptarë nuk kishin armë me fishekë.

Pritën mesnatën dhe duke ditur që gjatë natës kishte rekrutë të rinj. Ushtari Arsen Gjini ka pasur një armë pa fishekë në dorë, e vranë dhe brenda dy minutash u futën brenda repartit. Armët ishin në kasafortë të kyçura”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here