Real Madridi po kalon një gjendje kolapsi pas eliminimit nga Champions League. Tashmë te ekipi madrilen të gjithë po zjejnë dhe shumë shpejt mund të kemi zhvillime të reja sa i përket stolit. Në kanalin prestigjoz,“El Chiringuito”, që kanë arritur të marrin informacione se Presidenti Perez po rikthen në ekip trajnerin Zidane. Bosi i “galaktikëve” ka kontaktuar francezin për ta rikthyer sërish në skuadër. Sipas burimeve të “El Chiringuito” trajneri është gati të rikthehet në përfundim të këtij sezoni dhe ta rindërtojë vetë ekipin nga e para.