Në konferencën për mediat, përfaqësuesi kryesuesi i delagacionit të PE, Tunne Kelam i cilësoi raste të izoluara përgjimet e publikuara në media për blerje të votës. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të News24, Ergys Gjencaj mbi përgjimet e transmetuara edhe nga Zëri i Amerikës, Kelam tha se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim.
“Në fakt kolegu im Preda dhe kolegë të tjerë që kanë qenë vëzhgues, thanë se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim. Nuk mendoj se raste të izoluara të blerjes së votave kanë ndikim në panoramën e madhe. Megjithatë sicc janë gjërat tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament.
Ndërkohë raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, theksoi se kjo është çështje për gjykatat dhe jo për parlamentit. ” Kjo është një cështje për gjykatat jo për parlamentin” tha ai.