“Mirë iku Rama, po kush vjen?”, ish-ministri i LSI bën deklaratën që nuk pritej: Luli është më keq se…

0
432

Ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani ka bërë një analizë të shkurtër, duke iu përgjigjur skeptikëve që ngrenë pyetjen se cila është alternativa më e mirë në rast se Edi Rama largohet nga posti i kryeministrit.

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kushdo qoftë në vendin e tij, ky ndryshim do të sillte efekte pozitive, pasi sipas tij pushtetari kur rri gjatë nuk kupton më se ç’bën. “Duhet të bjerë nga pushteti e të dalë në rrugë që ta kuptojë se çka bërë”, shkruan Manjani.

Statusi i plotë:

Mbi idenë e ndryshimit.

Skeptikët, mosbesuesit dhe militantët thonë “mirë iku Rama, po kush vjen? Luli është më keq”…

Nuk ka top që e luan idenë e stërprovuar se çdo ndryshim në pushtet është vetëm për mirë. Edhe kur i riu që vjen është njësoj i keq sa ai që ikën, prap është pozitiv ndryshimi.

Është pozitiv sepse pushtetari kur rri gjatë nuk kupton më se çbën. Duhet të bjerë nga pushteti e të dalë në rrugë që ta kuptojë se çka bërë.

Nga ana tjetër i riu që vjen, qoftë dhe për pak kohë ndryshon disa gjëra, të cilat krijojnë shpresë. Edhe nëse prodhon zhgënjim, prap është pozitiv ndryshimi sepse lind prap ideja për ndryshim.

Pra për ta përmbledhur:

Është më mirë që Rama të bjerë nga pushteti dhe të rikthehet prap, sesa të rrijë (të qelbet) aty me idenë se ska kush të vijë.

Në çdo rast pushteti absolut i një njeriu të vetëm nuk duhet pranuar me çdo çmim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here