Bayern Munich ka marrë një lajm të rëndë sa i përket sulmuesit kryesor, Harry Kane, i cili do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth tre muaj.
Fituesi i “Topit të Artë” pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e djeshme në shtëpi ndaj Kolnit, duke u detyruar të lërë fushën që në minutën e 20-të pas një goditjeje në kyçin e këmbës së majtë.
Ekzaminimet mjekësore konfirmuan këputjen e ligamentit, çka krijoi menjëherë shqetësim në kampin e kampionëve të Gjermanisë, me trajnerin Kompany që nuk do ta ketë në dispozicion 33-vjeçarin për muajt në vijim.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi bavarez bëri me dije se futbollisti anglez kaloi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe pritet të nisë fazën e rehabilitimit.
“U operua me sukses gjatë natës, pas këputjes së ligamentit në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e djeshme në shtëpi ndaj Kolnit. Tashmë do të nisë programin e tij të rikuperimit. Shërim të shpejtë, Harry!”, thuhet në njoftimin e Bayern Munich.








































