Sfidoi publikisht Monika Kryemadhin, Lefter Koka bën deklaratën e fortë

0
428

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, tanimë deputet i LSI për Durrësin, është një nga personazhet më me ndikim jo vetëm në qytetin e tij, por edhe në partinë ku aderon.

Mirëpo, këtë herë ai ka dalë kundër kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe vendimit unanim të partisë për djegien e mandateve.

Koka as që ka marrë pjesë në mbledhjen e djeshme thirrur nga kryetarja, e për më tepër, ka folur për ‘Bulevardin’ e Durrësit duke pohuar se nuk ka asnjë arsye të djegë mandatin.

“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, ka deklaruar deputeti ndërsa ka konfirmuar se do vazhdojë të jetë deputet i LSI.

Ndërkaq, Monika Kryemadhi kur u pyet dje nëse vendimi që LSI mori ishte Unanim, u përgjigj me PO por veçoi Lefter Kokën. Në fakt Kryemadhi nuk tha në Koka ishte pro apo kundër, por tha thjesht që nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

Djegia e mandateve ka hapur një lojë të fortë mes palëve politike por nga ana tjetër ka krijuar një klimë të re, të pazakontë, që parashikon shumë skenarë, rreth asaj që pritet të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here