Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin e pakthyeshëm për Irma Balliun, prokurore e Apelit në Korçë. Me vendim të KPK është shkarkuar sot nga detyra. Balli nuk e kaloi procesin e vetting-ut pasi në seancën dëgjimore është bërë i ditur raporti i ILDKPI-së ku rezulton se, nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
Prokurorja nuk ka deklaruar një kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit dhe për këtë janë ngritur dyshime për ndërhyrje të pajustifikuara në dokumentacionin për ndërtesën. Balli tha se praktika e regjistrimit të pronës është bërë nga babai dhe jo nga ajo vetë, gjithsesi, KPK mori vendimin për ta shkarkuar.