Google search engine
Home Bota Anulohen masivisht fluturimet të hënën, ja çfarë po ndodh

Anulohen masivisht fluturimet të hënën, ja çfarë po ndodh

0
11

Shumica e fluturimeve të planifikuara në Aeroportin e Brukselit pritet të anulohen ditën e hënë, për shkak të një greve kombëtare në Belgjikë, ku do të marrin pjesë edhe punonjës të kontrollit të trafikut ajror.

Lajmi është bërë i ditur nga administrata e Aeroportit të Brukselit, e cila ka paralajmëruar për ndërprerje të konsiderueshme të operacioneve gjatë kësaj dite. Sipas njoftimit zyrtar, greva do të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin normal të aeroportit, duke detyruar anulimin e pjesës më të madhe të fluturimeve të programuara.

Përveç transportit ajror, do të ketë probleme edhe në transportin publik drejt dhe nga aeroporti, çka pritet të vështirësojë lëvizjen e udhëtarëve.  Autoritetet e aeroportit u kanë bërë thirrje pasagjerëve të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion mbi ndryshimet e mundshme në oraret e udhëtimit. Greva kombëtare në Belgjikë pritet të shkaktojë ndërprerje në disa sektorë, ndërsa transporti ajror dhe ai publik do të jenë ndër shërbimet më të prekura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here