Djegia e mandateve/ Artan Fuga del kundër opozitës: Palët të lënë ofendimet dhe …

0
397

Akademiku Artan Fuga i ftuar në studion e emisionit 45 Minuta në Report Tv, foli për vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe për lëvizjen që mund të zgjidhë këtë ngërç politik.

Ai tha se opozita shkoi drejt këtij vendimi pasi nuk ka mundësi që të moderojë qëndrimin e qeverisë dhe kjo vjen për shkak të sistemit i cili gjithmonë favorizon partinë në pushtet.Fuga tha se zgjidhja do të vijë vetëm nëse dy palët do të ulen në tavolinën e negocimit duke lënë mënjëanë ofendimet të cilat nuk i shërbejnë popullit.

Rruga e drejtë do ishte rikthimi në tavolinën e debatit dhe negociimit. Nëse veprimi i dy partive më të mëdha opozitare çon në një ulje me monitorime ndërkombëtare dhe me nje ekspert vendas do ishte një drejtim i mirë. Jemi në  kohë që qeveria të dëgjojë. Dy palët t’i lënë ofendimet të cilat ne si qytetarë nuk na interesojnë fare. Opozita veproi ashtu se gjykon se nuk mundet të imponohet në negocim në një mënyrë tjetër. Nëse nga forcat qeveritare ka një vullnet për t’u ulur në tavolinë, jashtë fyerjeve problemi mund të marrë zgjidhje.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here