“Do rrethoni parlamentin që të mos dalë Rama derisa…”, ish presidenti tregon çdo ndodhë të enjten

0
348

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar në emisionin  “Top Talk” foli për protestën e opozitës,  që do të mbahet ditën e enjte.

Sa i përket protestës të së enjtes, vazhdë e asaj që ndodhi të shtunën para Kryeministrisë, Nishani thotë se gjithçka bëhet në mbështetje të një lëvizjeje qytetare.

Pjesë nga intervista:Flitet për një skenar të organizuar të opozitës për rrethimin e Parlamentit dhe për të mos lejuar daljen prej andej të deputetëve derisa Rama të pranojë kushtet e opozitës. Një zgjidhje politike kjo që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore. A ekziston realisht një skenar i tillë dhe a do të ndodhë kështu ditën e enjte? “Nuk kam dëgjuar dhe nuk flitet për një skenar të tillë në detaje, por është e qartë se opozita i është përkushtuar totalisht një lëvizjeje qytetare, e cila është zgjidhja më e mirë në kohën e duhur dhe për një perspektivë të duhur të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Opozita, në vijimësi të frymës së mospajtimit dhe protestave të qytetarëve për çështje që variojnë nga ato politike, deri tek ato ekonomiko-sociale, ka detyrën që këtë akumulim qytetar jo vetëm ta prijë, por edhe t’i japë përmasat politike. Kjo lëvizje qytetare varet dhe është në dorë të çdo qytetari, siç u manifestua edhe para pak ditësh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Them që nuk është çështje skenarësh taktikë të opozitës, por e sjelljes dhe e vullnetit shoqëror të një lëvizjeje qytetare, që opozita është e detyruar t’i përgjigjet, e më mirë t’i prijë sesa ta lërë të dalë jashtë kontrollit në kuptimin e sjelljes institucionale. Institucionet nuk janë më te Parlamenti tashmë, i cili e ka humbur të gjithë dimensionin e vet dhe legjitimitetin, por janë mes qytetarëve, te fryma popullore”, deklaroi ish-presidenti Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here