Ditën e sotme në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka publikuar tre vendimet e marra për ndryshimet në ligjin për Koncesionet dhe PPP
Nga 1 korriku nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale.
Gjithashtu shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, po diskutojmë ndryshimet në ligjin për Koncesionet dhe PPP, për të cilat punuam gjatë ne Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me ekipin FMN:
Nga 1 korriku 2019:
- 1. Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.
Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.
- 2. Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar
- 3. Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.