Protesta e opozitës së bashkuar, por edhe vendimi i PD për djegien e mandateve ka vënë në lëvizje mazhorancën. Nisur nga këto zhvillime Rama ka mbajtur sot një mbledhje me grupin parlamentar të PS.
Mësohet se Rama iu ka kërkuar deputetëve socialistë të organizohen për zgjedhjet vendore, pavarësisht vendimit të opozitës.“Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita.”, mësohet të ketë thënë kreu i PS.