Atentati mafioz në Vlorë/ Çfarë deklaroi në polici “Çipuri”, pista ku po hetohet

0
392

 Pas atentatit mafioz të ditës së djeshme në Vlorë ku mbetën 2 të vdekur dhe një i plagosur, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje persona që mendohet të kenë dijeni dhe dëshmitarë të ngjarjes.

I plagosuri me dy plumba, Armando Sulejmani vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve dhe në ruajtje të policisë. Sulejmani, i njohur si “Çipuri”, ka dhënë dëshmi për policinë ditën e djeshme.

Sipas burimeve “Çipuri” ka deklaruar se nuk ka njohur asnjë prej autorëve dhe se nuk ka pas konflikte me njeri.

Në komisariat janë shoqëruar rreth 15 persona, një pjesë e tyre janë lënë të lirë pas dëshmisë, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në ambientet e policisë.

Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se po hetohet në disa pista, pista kryesore është ajo e konflikt të mbartur me fisin Llanaj.

Konflikt i cili ka nisur me vrasjen e trefishtë në vitin 2015 në lagjen Çole e që ka vijuar me disa vrasje dhe atentate të tjerë.

Një tjetër pistë hetimi është ajo e hakmarrjes për ngjarjen è vrasjes së Elton Toto, për të cilën “Çipuri” u dënua si autor i ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here