Djegia e mandateve, reagon për herë të parë Edi Rama

0
405

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë pas propozimit të Lulzim Bashës për djegien e mandateve.

Në një intervistë për median italiane Corriere Della Sera është shprehur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pasi ka shumicën në Kuvend.

“As nuk mendoj për këtë. Kam pasur një mandat të qartë nga populli, kemi një shumicë të qartë në Parlament dhe në fund kam një detyrim në konfrontimin e bashkatdhetarëve të mi. Unë nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. Detyrimi i vetëm është kontrata me popullin shqiptar që na dha votën për të qeverisur “, ka thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here