Situata e trazuar politike, Spartak Braho bën deklaratën e fortë dhe tregon rolin e LSI: Opozita si akrepi në tas!

0
405

Deputeti i PS, Spartak Braho ka komentuar deklaratën e fundit të Lulzim Bashës për djegien e mandateve të PD. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Xhevdet Shehu, Braho është pyetur për faktin se sa mundësi ka që deputetët e opozitës të djegin mandatet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk jam i sigurt nëse edhe LSI do t’i ndjekë mandatet. Vërtetë LSI është në opozitë, por ajo nuk është Partia Demokratike dhe kam vënë re se deputetët e LSI-së shpesh kanë dalë nga tutela e Bashës, duke u përpjekur të kenë një identitet të tyre.

E dyta dhe shumë i rëndësishëm është fakti se mandatet nuk janë personale. Ato mandate ua ka dhënë populli dhe s’mund të tallen si t’u dojë qejfi. Kjo do të ishte një vetëvrasje politike në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetëekzekutohet. Jeta parlamentare do vazhdojë, pasi mazhoranca i ka 80 deputetë.

Akrepi kur bie në fund të tasit e nuk del dot prej andej, i ngul thumbin e helmit vetes dhe i jep fund jetës.

Kështu do t’i ndodhë edhe të ashtuquajturës opozitë nëse vetëpërjashtohet nga strukturat parlamentare, fshihet dhe s’ka më të drejtë të propozojë as një amendament ligjor, s’ka të drejtë të llogarisë struktura elektorale, komisionerë dhe prapë votat do ia numërojnë të tjerët. E kupton sa të marrë janë. Atëherë, adio opozitë!”, u shpreh Spartak Braho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here