Trazohen ujërat e politikës shqiptar/ Rama takim urgjent “kokë më kokë” me një nga figurat kryesore të PS

0
410

Propozimi i kreut të PD, Lulzim Basha për djegie mandatesh, ka trazuar edhe njëherë ujërat e politikës.

Mësohet se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim pas pak minutash, në orën 09:00 me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas këtij takimi, në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet edhe grupi Parlamentar i PS.

Ndërkaq, nga ana tjetër edhe kryedemokrati Lulzim Basha në orën 10:00 do të mbledhë grupin parlamentar. Kjo mbledhje vjen një ditë pas propozimit të tij, ku nga selia blu u kërkoi deputetëve të djegin mandatet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here