Djegia e mandateve nga PD/ Raportuesi i Shqipërisë në BE e thotë hapur kë dëmton ky vendim

0
447

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka folur në lidhje me vendimin politik të Partisë Demokratike për djegien e mandateve. Në përgjigjen e tij Fleckenstein thekson se “kjo nuk është hera e parë që ne përballemi me një situatë të tillë, me opozitën shqiptare që kërkon të heqë dorë nga detyra e saj në Kuvend”, shkruan tch.

Fleckenstein shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar në këto 5 vite në lidhje me këtë taktikë.Por, ai këmbëngul dhe thekson faktin që “është detyra e opozitës, brenda Parlamentit apo – nëse e sheh të arsyeshme – edhe jashtë Parlamentit, të ofrojë një alternativë politike për qeverisjen e vendit”.

Sa i përket dorëzimit të mandateve, politikani gjerman shprehet se “është në dorën e gjithsecilit prej deputetëve, për të vendosur nëse duan apo jo të heqin dorë nga mandati që u ka dhënë populli”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here