“Çipuri” objektivi i atentatit në Vlorë, kush u shoqërua dje në polici? (DETAJE)

0
427

Lidhur me vrasjen e djeshme në Vlorë, janë shoqëruar në komisarit 15 persona.

Pas marrjes në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe konfliktet të mundshme të mëparshme, të shoqëruarit janë lënë të lirë.

Nga breshëria e plumbave humbën jetën Arjan Hasani dhe Orest Rexho. Ndërkaq, shënjestra e atentatit, Armando Sulejmani arriti të shpëtojë, dhe ndodhet në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje policia gjeti më shumë se 25 gëzhoja ndërsa në makinën e djegur u gjetën tre armë automatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here