Aktorja e ‘Portokallisë’, Delinda Zhupa kërkon që drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar Eksperimental, Jonida Beq të largohet nga ky pozicion pasi sipas saj është e paaftë dhe ushtron komunizëm.
Kjo e fundit u emërua nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në vend të Kiço Londos.
“Jonida ik! Duhet të hiqet kjo e paaftë Nga ai post drejtues. Ushtron komunizëm në punë, fut vetëm hallexhinjtë që i servilosen, në çdo projekt fut hundët që të marrë ca të holla vetë, që të mbush CV. Se në Amerikë ka recituar vetë, ka punuar vetë si kostumografe. Turp! Duhet të hiqet Jonida Beqo. I bëj thirrje bashkisë të vër një drejtues të duhur”.– shkruan Delinda në Insta Story.