I dyshuar për vrasjen e “Il Padrinos”, kush është “Çipuri” që u plagos sot në Vlorë/ Iu bë atentat në 2016-ën

0
635

Një atentat ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër.

Viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë, ky i fundit nuk është emër i panjohur. Armando Sulejmani i njohur me nofkën “Çipuri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait, i është bërë edhe më herët atentat në vitin 2016 teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre 

Asokohe kur iu bë atentati, Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Në 2002 ai u dënua me 20 vite burg për akuzën e vrasjes.

Atentati i sotëm dyshohet të ketë si motiv hakmarrjen, vazhdim i sagës së Llanajve.

Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here