Të gjithë njëzëri pas dhunës së ushtruar / Ambasada Franceze thirrje dhe mesash të fortë opozitës

0
365

Trupat diplomatike të vendosura në Shqipëri, kanë reaguar thuajse njëzëri pas dhunës që u shpërfaq në protestën e Opozitës.

Ambasada franceze ka kërkuar nga Opozita që të heqin dorë nga dhuna dhe ti nënshtrohen dialogut.

Më tej, Ambasada franceze në Tiranë u ka bërë thirrje protestuesve të qetësohen  dhe të shmangin provokimet dhe vandalizmin.

“Siç kemi shprehur së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e tjera Anëtare, e drejta e qytetarëve për shprehjen e lirë të pakënaqësisë së tyre në një mënyrë paqësore është një vlerë qendrore për një demokraci moderne evropiane”, thuhet në reagimin e Ambasadës Franceze.

Sipas diplomatëve francez, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk është i pranueshëm.

“Ne i nxisim ata që të ndalojnë  dhunën dhe të favorizojnë dialogun”, thuhet më tej në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here