Ngrihet KLP, ja kush janë 11 anëtarët (Emrat)

    0
    816

    Pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të KLP-së nga radhët e prokurorëve ditën e sotme, plotësohen edhe 11 anëtarët e institucionit të ri të krijuar nga reforma në drejtësi.Tre anëtarët e KLP-së nga prokuroritë e shkallëve të para: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës.Ndërsa nga prokuroritë e rretheve është zgjedhur prokurori i Elbasanit, Besnik Cani.Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit: 4. Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë;5. Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.Kjo, pasi nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana. Në përfundim, janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku 6. Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë. Sot, u përzgjodhën 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës, ndërsa 5 janë zgjedhur me herët.Në shkurt, në kuvend kaluan me short dhe automatikisht për shkak se opozita nuk pranoi të votonte 5 anëtarët jo prokurorë të KLP-së.Të pesë anëtarët, janë 2 nga radhët e avokatëve, 2 nga pedagogët e fakulteteve të Drejtësisë dhe shkolla e magjistraturës dhe 1 nga shoqëria civile: 

    Avokatia: Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. Pedagogët: Gent Ibrahimi, Sandër Beci. Shoqëria civile: Alfred Balla. 

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here