Është tensionuar situata në zonën e Laprakës, mes banorëve dhe policisë bashkiake, pasi është kundërshtuar shembja e banesave në saj të projektit për zgjerimin e ‘Unazës së Re’.
Siç duket edhe nga pamjet, familja e Bajram Nelës është ngujuar në katin e dytë të banesës së planifikuar për t’u shembur nga fadromat e IMT-së.
Familja është mbyllur në banesë bashkë me fëmijë, pasi kanë kundërshtuar shembjen e shtëpisë së tyre, pasi sipas banorëve nuk janë njoftuar zyrtarisht për ndërhyrjen e fadromave.