Policia aksion në Tiranë, thirrje qytetarëve: Të ndalojmë këtë fenomen aspak normal

0
353

Rrugorët e kryeqytetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake janë angazhuar dhe kanë nisur kontrollin e të gjithë territorit urban si fillim, duke evidentuar të gjitha mjetet e kësaj kategorie dhe më pas njoftimin e tyre me qëllim lirimin e hapësirës publike brenda një afati kohor të caktuar në njoftimet përkatëse.

Në funksion të kontrollit dhe verifikimit në terren për evidentimin, njoftimin dhe spostimin e mjeteve që kanë zënë hapësirat publike, deri në këto momente janë njoftuar 165 automjete në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe janë spostuar 26 të tjera, kryesisht mjete dukshëm të amortizuara dhe mjete që shiten jashtë kushteve dhe tregjeve të miratuara.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë qytetarët për denoncimet që përcjellin çdo ditë në forma të ndryshme, për mjetet që kanë zabtuar hapësirat publike dhe mbetet e angazhuar për zgjidhjen e problemeve që vijnë si rezultat i këtij fenomeni aspak normal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here