“Janë bërë legalizime abuzive”, Artan Lame reagon për Unazën e Re

0
447

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka folur për çështjen e ‘Unazës së Re’ në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Lame ka deklaruar se në zonën që preket nga Unaza e Re janë bërë legalizime abuzive.

“Ka pasur legalizime edhe në mënyrë abuzive në Unazën e Re dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjësi. Gjatë vitit 2013 janë bërë 49 legalizime. U legalizun në peridhën korrik-shtator 2013, pa u formuar qeveria e re. Këto legalizime janë bërë në një kohë kur aty ekzistonte projekti për zgjerimin e Unazës. E dinin që Unaza do të zgjerohej dhe i lejuan legalizimet”, është shprehur Artan Lame.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here