Kuçovë/ U përfshinë në një histori rrëmbimi dhe tentativë vrasje, arrestohen 4 persona (Emrat)

0
398

Policia në Kuçovë ka arrestuar 4 persona të përfshirë në një histori rrëmbimi dhe tentative vrasje. Sipas policisë shtetasi F.B, 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë ka tentuar të vrasë me thikë një peson, pasi ai së bashku me tre shokë ka rrëmbyer dhe mbajtur peng kushëririn e 25 vjecarit.

Njoftimi i policisë

Gjithashtu u arrestuan dhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen se para një muaji i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•F.B, 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë.

•E.K, 29 vjeç,
•A.K, 17 vjeç
•Sh.P, 16 vjeç, të tre banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta, shtetasi F.B ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, pasi ky i fundit në bashkëpunim me shtetasit A.K dhe Sh.P, dyshohet se para një muaji i kanë hequr lirinë shtetasit R.B, 18 vjeç ( i afërm i shtetasit F.B)

Policia e Komisariatit Kuçovë sapo morën njoftimin organizuan punën dhe falë një pune të mirëorganizuar identifikuan dhe arrestuan në kohë rekord autorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shtetasi F.B për veprën penale,
“Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ”Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 76, 22, 300 të Kodit Penal. Shtetasit E.K, A.K dhe Sh.P, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Heqje e paligjëshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 300, 110 dhe 25 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here