Diego Armando Maradona po regjistron suksese me skuadrën e tij meksikane Dorados de Sinaloa. Skuadra e Maradonës vijon ëndrrën e saj për tu ngjitur në ligën e parë meksikane, duke qenë tashmë vetëm një hap larg superfinales ku ndeshen fituesja e Aperturas me fituesen e Clausuras. Ekipi nga Sinaloa mposhti në finalen e parë të Aperturas në Liga de Ascenso, 1-0 klubin Atletiko San Luis. Nuk mund të mos harrohet fakti, se Maradona mori Dorados, kur ata gjendeshin në vendin e 13-të. Ndeshja e dytë mes dy skuadrave do të luhet të dielën, më 2 dhjetor. Ishte Edson Rivera ai që mendoi të zhbllokonte takimin, pas një devijimi të saktë në goditje standarde, dhe t’i jepte fitoren Dorados dhe trajnerit të tij Maradona, në finalen e parë. Tashmë 90 minuta ndajnë “Don Diegon” nga titulli i Aperturas dhe nga kualifikimi në superfinalen e Liga de Ascenso, një arritje kjo që do t’u mbyllte gojën kritikëve të tij.
1 trofe madhor ka fituar Maradona në karrierën e tij, pikërisht Kupën e Botës të vitit 1986, të fituar pikërisht në Botërorin e Meksikës. Ishte kulmi i karrierës së tij dhe ai trofe e ka bërë atë të pakapshëm në Argjentinë.