Lajm i keq për Izet Haxhinë, gjyqtarët e dosjes ‘Azem Hajdari’ marrin vendimin…

0
391

Bllokohet në Gjykatën e Apelit procesi ndaj Izet Haxhisë i cili kërkon rigjykim për dënimin me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit. Burime për Reprot Tv nga Gjykata e Apelit thanë se procesi ka ngecur, ndërsa shkak është bërë tërheqja e tre gjyqtarëve.

Valdet Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi kanë deklaruar se janë në konflikt interesi pasi janë kolegë të Fatmira Hajdarit, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari dhe për rrjedhojë nuk pranojnë shqytimin e dosjes. Fatmira Hajdari është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Mësohet se kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj i është drejtuar përmes një kërkese KLD-së duke i kërkuar delegimin e një gjyqtari nga gjykatat e tjera për procesin “Hajdari”.

Në Gjykatën e Apelit, Izet Haxhia kërkon rigjykim për dënimin me 25 vite burg në mungesë. Haxhia është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD, Azem Hajdari, ngjarje kjo e ndodhur në 12 shtator 1998.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here