“Jam shqiptar”, De Biasi bën deklaratën emocionuese (FOTO)

0
407

Ish-trajneri i mirënjohur Kombëtares, Gianni De Biasi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree” të Jonida Shehut ku gjatë emisionit bëri një deklaratë shumë emocionuese.

Gazetari i njohur Marin Mema u shpreh se në Itali kishte gjetur arbëreshë me mbiemër De Biasi. Nisur nga kjo ish-trajneri tha se edhe ai është shqiptar.

Kujtojmë që De Biasi e ka shprehur edhe në Itali faktin se ndihet shqiptar. Pak kohë më parë në një intervistë për një gazetë italiane ish-trajneri tha: “Është një flamur, një popull që shkon përtej kufijve të Shqipërisë sepse shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë e tyre për atdheun”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here