Lidhje interesante po dalin në skenë ndërmjet grupeve kriminale që po goditen nga policia shqiptare. Së fundmi mësohet se njeriu i bananeve me kokainë Arbër Cekaj është kushëri i një personi misterioz me dy emra që ka qenë shkaktari fillestar i ngjarjes në bllok ku mbetën të vrarë dy persona.
Nga të dhënat e grumbulluara mësohet se prokuroria ka ngritur mjaft dyshime se Martinaj nuk thotë të vërtetën për ngjarjen.
Prokuroria e Tiranës ka identifikuar dhe një person tjetër, që dyshohet se është strumbullari fillestar i këtij konflikti. Personi në fjalë eshtë Eldi Dizdari, person ky që ka qënë i pari që është konfliktuar me Ervin Mata dhe kushëririn e Elvana Gjata, Merviol Bilo.
Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Flamur Veizaj disa ditë më parë.
Ja çfarë shkruante Veizaj për ngjarjen në ish-Bllok
Ervis Martinaj nuk flet edhe për dy shokët e tij, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari (i afërm i Arber Çekajt të arrestuar në Gjermani si pronari i 613 kg kokaine të bllokuar në Shqipëri) së bashku me Renato tepelensin (kështu njihet) dhe që ende edhe sot policia nuk ka dërguar në prokurori ndonjë informacion për vendndodhjen e tyre apo pyetjen e tyre të cilët kanë dijeni për sherrin!