Qëlloi me armë të riun natën në lokal dhe mori peng shoferin e “Golf”-it, kapet në Përrenjas 29-vjeçari (EMRI)

0
478

Arrestohet autori që qëlloi me armë zjarri një të ri brenda lokalit në Përrenjas. Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasin Afrim Radiçi, 29 vjeç.

“Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia. Ndërkohë që i riu pas ngjarjes “në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”.

Njoftimi i policisë

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë tip “Zantava” me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.

Më datë 28.11.2018, rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Kakavec, Prrenjas, shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Afrim Radiçi në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të shpjetë të Policisë Librazhd dhe mirorganizimit të punës u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes , në fshatin Dorez , të kapej shtetasi Afrim Radiçi, autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22 vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuesrtruar arma e krimit si dhe automjeti tip “Golf”.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here