Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit Ilir Meta për propozimin e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në seancë merr pjesë edhe kandidatja e propozuar nga Meta, Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj Tusha pohoi se e ndjen përgjegjësi që presidenti e propozoi në kreun e KLSH.
Për këtë pozicion ishin 34 emra në garë, mes tyre edhe figura të politikës dhe botës akademike, por Meta arriti në konkluzionin se Tusha plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore, si kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë.
Kujtojmë se kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend, ndërsa aktualisht ky post drejtohet nga Bujar Leskaj. Mandati i këtij të fundit mbaron në dhjetor të 2018-ës.