Google search engine
Home Sport Barcelona është klubi me pagat më të larta në botë, ja shifrat...

Barcelona është klubi me pagat më të larta në botë, ja shifrat marramendëse (LISTA)

0
534

Barcelona është sot për sot klubi me pagat më të larta në histori. Madje jo vetëm për ekipet e futbollit, por për ekipe të çdo sporti tjetër në botë.

Janë pikërisht katalanasit ata qëndrojnë në krye.

Mesatarja e pagave vjetore te Barcelona, arrin afërsisht 10.5 milionë paund për futbollist, shifër kjo që e mban klubin “Blaugrana” në vendin e parë.E në fakt, me këtë statistikë nuk janë marrë portale apo gazeta, por vetë “Anketa Globale e Pagave Sportive” e cila në një raport të publikuar ditët e fundit, rendit Barcelonën të parën dhe Real Madridin të dytin.

Paga në klubin madrilen, kap vlerën e 8 milionë paundëve për futbollist.

Sa i përket sporteve të tjera, është kampionati i amerikan i basketbollit, “NBA” që ka një pagë vjetore 5.9 milionë paundë.

Këtu, bëhet fjalë vetëm për futbollistët apo sportistët që janë pjesë e skuadrës së parë dhe jo akademi ose lojtarë stoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here