Barcelona është sot për sot klubi me pagat më të larta në histori. Madje jo vetëm për ekipet e futbollit, por për ekipe të çdo sporti tjetër në botë.
Janë pikërisht katalanasit ata qëndrojnë në krye.
Mesatarja e pagave vjetore te Barcelona, arrin afërsisht 10.5 milionë paund për futbollist, shifër kjo që e mban klubin “Blaugrana” në vendin e parë.E në fakt, me këtë statistikë nuk janë marrë portale apo gazeta, por vetë “Anketa Globale e Pagave Sportive” e cila në një raport të publikuar ditët e fundit, rendit Barcelonën të parën dhe Real Madridin të dytin.
Paga në klubin madrilen, kap vlerën e 8 milionë paundëve për futbollist.
Sa i përket sporteve të tjera, është kampionati i amerikan i basketbollit, “NBA” që ka një pagë vjetore 5.9 milionë paundë.
Këtu, bëhet fjalë vetëm për futbollistët apo sportistët që janë pjesë e skuadrës së parë dhe jo akademi ose lojtarë stoli.
