Një kameraman i agjencisë Associated Press (AP) u plagos sot nga zjarri i ushtrisë izraelite teksa po filmonte në distancë protestat palestineze në Rripin e Gazës. Ai kishte veshje të qartë që e identifikonte si punonjës i medias.
Rashed Rashid, 47 vjeçar u qëllua në këmbë dhe pësoi fraktura të shumëfishta duke xhiruar protestat palestineze në gardhin kufitar të vendosur nga Izraeli, edhe pse ishte rreth 500 metra larg duke xhiruar nga një vend i ngritur. Ai u qëllua nga snajperët izraelitë megjithëse mbante helmetë blu dhe jelek me shkronja të mëdha “PRESS”.
Ushtria izraelite tha se po hetonte incidentin
Rashid është një nga të paktën 25 të plagosur në protestat kufitare gjatë kësaj jave, në të cilat ushtria e Izraelit tha se po protestojnë rreth 800 palestinezë.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë ndërsa ushtria izraelite është përgjigjur me gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba zjarri.