Propozimi i Vitore Tushës si kryetare e KLSH nga Meta, Ulsi Manja zbulon pse maxhoranca do e rrëzojë

0
364

Maxhoranca paralajmëron rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për kreun e ri të KLSH-së. Meta i ka propozuar emrin anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe njëherazi edhe të KED, Vitore Tushaj, e cila ka kaluar me sukses edhe Vettingun.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh në “45 minuta” përballë gazetarit Denis Minga, se Vitore Tushaj, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas tij, për maxhorancën, por edhe shumicën e shqiptarëve, prioritet ka Reforma në Drejtësi, përpara KLSH-së.

“Vitore Tusha është automatikisht nënkryetare e KED. Mes krijimit të KED dhe KlSH zgjedhim KED.”-tha Ulsi Manja.

Sa i takon nismës së opozitës për Vettingun në politikë, Manja shprehu edhe njëherë tjetër vullnetin e maxhorancës kundër këtij propozimi. Sipas tij, kontrolli dhe hetimi i zyrtarëve të lartë do bëhet nga dy institucionet që priten të ngrihen, SPAK dhe BKH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here