Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të PD-së dhe gjashtë anëtarëve të Komisonit të Venecias, të cilët mbërritën ditën e sotme në Tiranë. Në takimin që u zhvillua te Kryesia e Kuvendit morën pjesë kryetari i grupit Parlamentar Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe këshilltari për çështje ligjore në selinë blu Gazment Bardhi.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të takimit, Edmond Spaho u shpreh se i kërkuan Komisionit të Venecia-s të japë një opinion mbështetës për këtë propozim të opozitës, që sipas tyre Vettingu në politikë nuk ka asgjë ndryshe nga ai për gjyqtarët dhe prokurorët.
“Nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi mes Vettingut në politikë dhe atij për gjyqtarë dhe prokurorë”, tha Spaho.
Ndërkohë në këto momente përfaqësuesit e Komisionit të Veneciaa janë duke zhvilluar takimin me përfaqësues të LSI. Më pas ata do të kenë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.
Agjenda e plotë:
Sot
Në orën 10:30 delegacioni takim me Vasilika Hysin, Çuçin, Bushkën, Manjën dhe Hysenin
Në orën 10:35 është planifikuar takim me Taulant Ballën (Kreu i grupit të PS ndodhet në Berlin)
Në orën 11:35 delegacioni takim me Edmond Spahon, kreu Grupit Parlamentar të PD
Në orën 12:35 delegacioni takim me Petrit Vasilin, kreu Grupit Parlamentar të LSI
Në orën 14:45 takim me Presidentin Ilir Meta
Në orën 16:25 takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Në orën 17:30 takim me kreun e Delegacionit të BE, Luigi Soreca
Nesër
Në orën 09:15 delegacioni takim me kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja
Në orën 10:15 delegacioni takim me kreun e ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj
Në orën 11:15 delegacioni takim me kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard\
Anëtarët e grupit do të njihen më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve.