PS-së i del sekreti: Dy deputet do të dorëzojnë mandatet së shpejti, kandidatë për kryetarë bashkie

0
513

Ndonëse nuk janë konfirmuar ende kandidatët zyrtarë që do të garojnë për kryetarët e ardhshëm të bashkive, ‘motorët’ e fushatës janë ndezur tashmë prej kohës, lidhur me zgjedhjet vendore të 2019-ës.

Megjithatë, në debatet politike dhe rrjetet sociale kanë nisur aludimet e para për kandidatët e mundshëm. Shumë emra janë përfolur deri tani, ndërsa dy emra deputetësh të PS duket se janë drejt konfirmimit.

Është Agim Rama, fotografi i Kuvendit ai i cili “u ka nxjerr sekretin” dy deputetëve, Pjerin Ndreu dhe Rakip Sulit.

Ai u ka postuar një foto së bashku dhe krahas saj shkruan: “Dy deputetët që së shpejti do të dorëzojnë mandatet për t’u bërë kryetar bashkie”.

Kujtojmë se Pjerin Ndreu është përfolur kohët e fundit për një pozicion të till kandidues. Në  emisionin “45 minuta”, ai u pyet nëse do të kandidojë si kryetar bashkie në Lezhë, Ndreu u shpreh se nuk i takon atij ta vendosë këtë.

“Ambicien e kam, por i takon forumeve të Partisë të vendosin”, tha Ndeu, teksa shtoi se nëse do ta merrte këtë post do t’i vendoste vetes disa qëllime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here