Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm. Kështu pohuan burime nga Presidenca për “BalkanWeb”.
Sot ishte afati i fundit dhe me sa duekt Kreu i Shtetit e ka marrë vendimin. Po gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjeneral me kërkesë të tij.
Lleshaj kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë në mënyrë që t’i hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.