Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas. Mësohet se një autobus me nxënës gjimnazistë është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.
Ata janë dërguar në urgjencën e Prrenjasit me mjete të rastit.