Banorët e e Astirit kanë dalë për të 13-ën ditë rresht në protestë, kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre pa u dëmshpërblyer 100%.Ndërsa i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj që të dalë në takim me ta, ata kanë gjuajtur me vezë e me shashka godinën e Bashkisë së Tiranës, ku kanë ndezur dhe një zjarr në para derës së bashkisë.Siç shihet një punonjës i bashkisë ka ndërhyrë me një kovë uji për të shuar zjarrin, ndërkohë që ka Veliaj ka dhënë urdhër punonjësve të Policisë Bashkiake, që të mos preken me dorë banorët.