Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja sa i përket operacionit të dy ditëve më parë ku u kapën 300 kilogram kokainë e ardhur nga Ekuadori, ndërkohë që u arrestua edhe koka e grupit, i cili është një shqiptar.
Zougla.gr shkruan sot se grekët e arrestuar kishin rol dytësor në grupin kriminal qe fuste kokainë të pastër në Greqi nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa truri ishte pikërisht një shqiptar, i cili kishte lidhje te forta në vendin e Ekuador.
Droga sipas mediave greke nisej nga i afërmi i shqiptarit në Ekuador dhe përmes një ndalese në Australi dërgohëj me anije në Greqi duke humbur kështu gjurmët.
Autoritetet greke kanë zbuluar fillimisht dy grekët që kishin rol të rendësishëm në grup dhe në fund kanë shkuar tek shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Operacioni u zhvillua në gjashtë vende të botës me angazhimin e DEA-s amerikane duke arrestuar dhjetra persona.