Policia e Gjirokastrës ka liruar 12 ekstremistët grekë që u shoqëruan pasditen e djeshme pas ceremonisë mortore të Kostandino Kaçifas.
Ekstremistët grekë që mbaheshin të shoqëruar për protesta dhe bllokim të rrugës nacionale, u liruan gjatë natës. Mes të liruarve është edhe ekstremisti Babis Karathano. Por, ky i fundit është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Babis Karathanos akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit.