Zbardhet udhëzimi i ri për sigurinë publike, karburantet, lokalet, qendrat tregtare e pallatet në survejim me kamera

0
402

Siguria publike vijon të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë. Ditën e djeshme është zbardhur udhëzimi i ri i Ministrisë së Brendshme për marrjen e masave shtesë të sigurisë publike në vend. Ky udhëzim parashikon një proces analizimi të të gjitha vendeve publike, objekteve, aktiviteteve, etj, e në bazë të një vendimmarrje kolegjiale të bazuar në një analizë faktorësh, do të përcaktohet se ku duhen instaluar sisteme sigurie.

Kështu, referuar udhëzimit që tashmë ka marrë fuqi ligjore, në çdo zonë të vendit do të bëhet një vlerësim për çdo subjekt duke u bazuar në faktorë si nëse subjekti ka qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme kriminale në 5 vitet e fundit, nivelin e ekspozimit të mjediseve të aktivitetit ndaj elementeve kriminale, distancën e objektit nga njësia policore apo qendrat e banuara, llojin e veprimtarisë që kryen subjekti etj. Ndërsa pas këtij vlerësimi, objektet ku do të rezultojnë se duhen vendosur masa shtesë të sigurisë publike duhet të plotësojnë kriteret e vendosjes së sistemit të sigurisë, sipas disa kategorive. Në udhëzim thuhet se subjekte që tregtojnë me shumicë karburante, gaz të lëngshëm do të duhet të instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje në të gjithë sipërfaqen brenda territorit të objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij.

Po ashtu, e njëjta procedurë do të ndiqet edhe nga subjekte që tregtojnë me pakicë karburante, gaz të lëngshëm. Nga ana tjetër, në udhëzim thuhet se edhe subjekte që disponojnë lokale nate si disko, Pub-e duhet të instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë. Ndërkohë edhe institucionet arsimore publike/private, të çdo niveli duhet të instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në korridoret e brendshme dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Po ashtu, sipas asaj që thuhet në udhëzim edhe administratorët e stadiumeve, pallateve të sportit, kinemave, teatrove, sallave të koncerteve, muzeumeve, etj duhet të instalojnë kamera sigurie, me qëllim rruajtjen e qetësisë publike. Ndërsa më tej në udhëzim thuhet se kamera sigurie duhet të instalojnë edhe subjekte që administrojnë impiante dhe depo ujësjellësi;subjekte që disponojnë lojëra fati/kazino dhe subjekte që ushtrojnë aktivitet në transportin publik të udhëtarëve, studentëve, nxënësve të shkollave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here