Google search engine
Home Bota Rajoni Çfarë do të ndodhë nesër? Orët vendimtare për Gruevskin, pritet seanca për...

Çfarë do të ndodhë nesër? Orët vendimtare për Gruevskin, pritet seanca për marrjen e mandatit të deputetit

0
423

Seanca e Komisionit Kuvendor për çështje të rregullores dhe imunitetit në të cilën do të shqyrtohet propozimi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit do të mbahet të martën.

Në ueb faqen e Kuvendit të Maqedonisë për 6 nëntorin është caktuar kjo seancë me pikën e vetme në rendin e ditës – Propozimi për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski në bazë të marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup, Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion për aktvendimin KOK nr. 59/17 nga 23.05.2018 me të cilën deputeti është dënuar me burgim prej dy vjetëve.

Nga Gjykata Penale dje komunikuan se gjykatësi për kryerjen e sanksioneve e ka refuzuar lutjen e Gruevskit për anulimin e dënimit me burg prej dy vjetëve për blerjen mercedesit luksoz në lëndën e “Tank” të PSP. Ish kryeministri dhe lider VMRO-DPMNE-së më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg prej dy viteve për rastin “Tank” përkatësisht furnizimin e mercedesit luksoz.

Gjykata Penale Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizim të “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovski me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës me dy vite burg. Të dy pastaj dorëzuan ankesa për gjykimin e shkallës së parë deri te Gjykata e Apelit Shkup.

Gjykata e Apelit më 5 tetor si të pabazë e refuzoi ankesën e Gruevskit dhe në tërësi e konfirmoi gjykimin e shkallës së parë për dënim me burg prej dy viteve. Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e të akuzuarit ish ndihmës-ministër i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër e konfirmoi vendimin e shkallës së parë.

Në lëndën “Tank” e dënuar është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me gjashtë vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here