Maqedoni, Ivanov nën hetim të Prokurorisë për shkelje të Kushtetutës

0
509
Prokuroria Publike Themelore do të hetojë presidentin maqedonas Gjorge Ivanov për shkelje të Kushtetutës.
Prokuroria njofton se në bazë të dy padive anonime në lidhje me mos-dekretimin e Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjes së Prespës, vepron në procedure para-hetimore, në drejtim të hetimit të të dhënave të shkruara në padi.
“Për këtë qëllim tashmë janë kërkuar të dhënat dhe informatat nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë për atë se kur janë miratuar vendimet në shtëpinë ligjdhënëse, respektivisht se a nuk janë nënshkruar dhe për çfarë arsye nga ana e Presidentit, thuhet në komunikatë.
Më 17 janar Ivanovi nuk ka nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ivanov tha se ligji është “i jashtëligjshëm dhe represiv dhe e favorizon vetëm gjuhën shqipe”. Më 26 qershor të vitit 2018-të, Ivanovi nuk e nënshkroi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Emrin me Greqinë.
Më 22 shtator të vitit 2018-të, përpara diasporës në SHBA deklaroi se më 30 shtator nuk do të dalë të votojë në referendum dhe nuk do ta plotësojë fletëvotim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here