E imiton në “Portokalli”, Ylli Baka i kthehet Gaz Pajës dhe e bën për “një lekë”

0
566

Në sezoni e ri të spektaklit të humorit ‘Portokalli’ aktori Gazmend Paja imiton këngëtarin Ylli Baka. Personazhi që luan Paja quhet Ylvi Bakëri.

I ftuar sot në emisionin “Rreze dielli” Ylli, ka treguar se nuk i ka ardhur aspak keq kur ka parë se janë duke e imituar. Por pavarësisht kësaj, këngëtari ka dy fjalë për aktorin.

“Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një ‘Baftjar’ të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj, por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli ‘O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë’”, shprehet Baka.

“Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim. I them vetëm mos e trash se nuk shkon”, ka shtuar ai më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here