Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari pati një debat të fortë me deputetin e Partisë Demokratike Enkeled Alibejaj.
Debati shkoi edhe me tej duke e kaluar edhe në fyerje. Lamallari u shpreh se kallbogrami i SHBA përfshin Alibeajn në lirimet e kriminelëve.
Por Alibeaj iu kthye ashpër duke i thënë se nuk ka eksperiencën e duhur dhe se nuk po fliste me fakte.
Debati në emision
Lamallari: Kallbogrami i SHBA përfshin Alibeajn në lirimet e kriminelëve
Alibeaj: Nuk kam q asnjë gjë me zv/ministrin se ai nuk ka as eksperiencën e duhur. Do prisja më shumë të dhëna dhe studimore. Nëqoftëse zv ministri vjen me një skaletë nga kryeministri. Ti duhet të kishe të dhëna që të të informoje publikun.
Lamallari: Unë nuk mund të mos flas dhe të harroj 21 janarin, kallbogramet e Ambasadës Amerikane…Ti nuk ke pikën e moralit…