U kapën duke transportuar 80 kg drogë, gjykata vendos për 6 të arrestuarit (EMRAT)

0
439

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 6 shtetasit Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nilaj.Këta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi iu gjetën 80 kilogram drogë që policia e sekuestroi.

Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre por gjykata vendosi “Arrest me Burg”.

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar edhe 80 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia bën të ditur se në pranga është vënë

1-Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

3- Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.

5- Kristian Bujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike ” dhe ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here